Përvjetori i 30-të i regjistrimit të domenit të parë .com


Sot shënohet 30 vjetori i regjistrimit të domenit të pare .com. Më 15 mars 1985 kompani e prodhimit të kompjuterëve nga Massachussets me emrin Symbolics ka blere dhe publikuar domenin e parë symbolics.com 6 vite para se të ekzistoj Uebi apo World Wide Web. Kompania symbolics përveç prodhimit të stacioneve të punës (worksations) ka qenë e njohur edhe për gjuhën programuese Lisp.

Deri ne vitin 1987 d.m.th katër vite para paraqitjes së www kanë ekzistuar rreth 100 domene .com të cilët kanë qenë kryesisht në pronësi të gjigantëve të teknologjisë informatike të asaj kohe siç janë xerox.com, intel.com, adobe.com, idm.com, hp.com, apple.com.

Domeni http://www.symbolics.com është ende i regjistruar dhe funksional edhe sot e kësaj dite.

About selmanhaxhijaha
SELMAN HAXHIJAHA ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT) në Prishtinë. Specializimin për rrjetet kompjuterike e ka përfunduar në Universitetin e Anglisë Qendrore në Birmingham të Britanisë së Madhe. Është Instruktor i certifikuar i Akademisë Cisco i rrjeteve kompjuterike CCAI dhe Trajner i certifikuar i programeve Microsoft MCT. Me një përvojë prej me shumë se 10 vjet në fushën e Teknologjisë Informatike, Haxhijaha ka punuar në shumë projekte implementimi të rrjeteve kompjuterike dhe infrastrukturave të mëdha serverike në Kosovë, në Shqipëri dhe në Belgjikë. Aktualisht, ai është duke punuar si Ligjërues në Kolegjin UBT dhe si konsulent për kompani të ndryshme në Kosovë dhe në Belgjikë.

Leave a comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.